Ndoshta do të habiteni nga titulli pasi kemi shkruar rikthim, pasi me siguri fundet me prehër të lartë kanë qenë gjithmonë të strukura në një cep të garderobës suaj. Ky është moment ideal për t’i nxjerrë dhe veshur pasi këto funde janë tendenca më ‘’in’’ e kësaj pranvere. Të frymëzuara nga vitet ’50-’60, fundet me bel të lartë janë bërë pjesë e sfilatave të modës në Paris, Milano e New York. Të gjitha blogeret street style i kanë pjesë të tyre dhe i kombinojnë me çdo gjë, nga takat e larta deri tek atletet. Tendencat e këtij sezoni janë të shumëllojshme, por modelet më predominuese janë fundet me bel të lartë në formë tulipani dhe këmbane. Nuk mund të mungonin printet me motive floreale, ngjyrat uniforme dhe printet e qytetve, pra një glam i vërtetë ngjyrash e prerjesh. Galeria e mëposhtme flet shumë më tepër se fjalët.