Receta universale për heqjen e njollave dhe rrudhave

Lifestyle

tuu

Nëse doni të hiqni shenjat në lëkurë, rrudhat, njollat dhe aknet pa shpenzuar para me mjekime dhe kozmetikë duhet të përpiqeni të provoni këtë trajtim shumë të lehtë të përgatitur në shtëpi. Është për mikrodermabrazion dhe funksionon thuajse menjëherë!

Përgatitja e këtij produkti kërkon vetëm dy përbërës: vaj ulliri dhe sodë.

Përpara se të filloni ta përdorni keni nevojë të dini se soda që përdorim për gatim do të heqë shumë shpejt të gjithë problemet që keni në lëkurë. Ajo ndihmon për të korrektuar problemet me shenjat dhe aknet në lëkurë shkruan Shije.

Vaji i ullirit nga ana tjetër është miqësor me lëkurën. Ai ka shumë antioksidantë natyralë, veto anti – inflamatore, zbutëse dhe hidratuese.

Përbërësit

Sodë

Vaj ulliri

Ujë i vaktë

Përgatitja

Merrni pak sodë buke dhe vendoseni në një tas. Vendosni në të njëjtin tas të njëjtën sasi vaj ulliri. Më pas përziejini këta përbërës derisa të krijohet një pastë e hollë. Pasi të përftoni një përzierje homogjene aplikojeni në shenjat e akneve të thata dhe masazhojeni lëkurën për 5-7 minuta.

Sigurohuni që të mbuloni të gjithë shenjat e akneve në lëkurë. Në fund lajeni me ujë të vaktë. Kjo metodë do të ndihmojë të largoni aknet nga lëkura. Aplikojeni rregullisht këtë trajtim nëse doni rezultatet më të mira.