Pirja e duhanit shkakton dëmtimet më serioze në mushkri dhe është arsyeja numër një e kancerit te tyre. Edhe disa sëmundje si astma dhe bronkiti janë të lidhura me duhanpirjen.
Përbërja e pijes që rekomandojmë rrit kapacitetin antioksidues në trup dhe për këtë arsye, ndihmon neutralizimin e radikaleve të lira që çlirohen nga tymosja e duhanit.
Nëse jeni duhanpirës, këshilla e parë dhe thelbësore është ta ndërprisni këtë zakon vdekjeprurës. Por, nëse nuk arrini ta bëni këtë të mirë për veten tuaj, atëherë praktikoni këtë recetë e cila ndihmon më së miri në shëndetin e mushkërive tuaja.
Përbërësit:
2 lugë Shafran Indie
1 copë të vogël xhenxhefil të freskët
1 litër ujë (mundësisht burimi ose të filtruar)
400gr hudhër, të qëruar dhe të prerë në katërsh
200gr sheqer nga kallamsheqeri, të papërpunuar
Përgatitja:
Vini ujin në zjarr. I shtoni sheqerin. Pasi të vlojë, i shtoni përbërësit e tjerë. E të vlojë derisa përzierja të shkojë në gjysmë të volumit fillestar. Më pas e kulloni dhe e vendosni në një shishe qelqi. Pasi të ftohet e lini në frigorifer.
Si ta përdorni:
Mund ta përdorni çdo ditë, esëll në mëngjes dhe para gjumit (dy orë pas vaktit të darkës), nga 2 lugë supe.
Ushqime të tjera që ndihmojnë shëndetin e mushkërive
Mollët: flavonolet që ndodhen te mollët ndihmojnë rrugët e frymëmarrjes dhe lirimin e tyre. Por kjo ndodh nëse konsumohen të paktën 4 mollë në javë.
Limoni jeshil: përmban substanca mjaft të dobishme për mbrojtjen e qelizave nga çrregullime kancerogjene.
Portokajtë: vitamina C ndihmon rikuperimin e mureve të rrugëve të frymëmarrjes dhe të enëve të gjakut.
Karotat: beta-karoten e cila shndërrohet në vitaminë A, lidhet me rrezik më të ulët të astmës.
Farat e linit: në sajë të acideve lyrore omega 3 dhe magnezit që përmbajne, ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe në zbutjen e muskujve.
Lëngu i shegëve: mund të veproje si një ushtar i mirë trajnuar kundër agresorëve kancerogjene ndaj qelizave të mushkërive