Që prej fillimit të pandemisë, ja si i ka festuar ditëlindjet familja mbretërore

Lifestyle

Që prej fillimit të pandemisë ‘Covid-19’ është bërë mëse normale të urosh më të dashurit e tu në ditën e tyre të lindjes me anë të videove në telefon.

Kështu ka ndodhur edhe me ditëlindjen e Princ Philip i cili ka festuar së fundmi 99-vjetorin e tij.

Princ Harry, Meghan Markle dhe vogëlushi i tyre, Archie e kanë telefonuar princin me video për t’i uruar ditën e veçantë.

Ndërsa Mbretëresha Elizabeth ka zgjedhur t’i dërgojë urimet më të përzemërta nga larg dukës së Edinburg.

Që pas ‘Covid-19’ anëtarët e pallatit mbretëror kanë respektuar çdo rregull për t’u kujdesur jo vetëm për familjen e tyre, por dhe njerëzve që shërbejnë për ta.