Psikologët: Një marrëdhënie e lumtur përcaktohet nga këto dy tipare themelore

Lifestyle

 

rgtegeg

Një marrëdhënie që të jetë e gjatë, e qëndrueshme dhe e fortë ka nevojë për shumë punë dhe përpjekje të vazhdueshme nga të dyja palët. Në fakt, gjërat nuk janë aq të frikëshme sa ç’mund të duken në pamje të parë.

Sipas shkencëtarëve, janë dy tipare themelore ato që përcaktojnë një marrëdhënie të lumtur, por edhe të nevojshme për mbarëvatjen e jetës personale. Bëhet fjalë për mirësinë dhe bujarinë.

Psikologët John dhe Julie Gottman shprehen se mirësia dhe bujaria e mban të bashkuar një çift. Këto dy tipare janë faktorë të rëndësishëm për një martesë të suksesshme. Momenti më i vështirë për të shfaqur mirësinë dhe bujarinë tuaj është momenti kur debatoni me partnerin.

Nga ana tjetër, një moment zënke është momenti i duhur për të shfaqur mirësjelljen, mirësinë dhe bujarinë tuaj. Kontrolloni zemërimin dhe nervozitetin që mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në marrëdhënien tuaj.

Mirësi apo bujari nuk do të thotë se ju nuk e shprehni zemërimin tuaj, por ju dini si ta shprehni atë. Ju mund të “hidhni shtiza” në drejtim të partnerit, ose mund të zgjidhni t’i shpjegoni atij pse jeni i lënduar dhe i zemëruar.