Ka skllavë të drogës, Facebook-ut, duhanit, seksit, celularit, udhëtimeve, palestrës, të Biskotës… si edhe skllavë të disa lloje ushqimesh. Po mos të ishte kështu, zinxhirët e mëdhenj të restoranteve të ushqimit të shpejtë nuk do të ishin përhapur kudo. Sekreti i tyre? Kripë, sheqer dhe yndyrna. Ushqimet e mëposhtme nuk qetësojnë vetëm oreksin tuaj. Gjithashtu, iu japin një ndjesi mirëqenieje, çfarë aktivizon mekanizma në trurin tonë që na bëjnë të varur nga këto produkte.
Njësoj siç ndodh me kokainën, me kalimin e kohës e njëjta sasi ushqimi na jep më pak kënaqësi. Kjo nënkupton se duhen ngrënë sasi më të mëdha për të arritur ndjesinë e kënaqësisë. Të biesh në këto gracka hiperkalorike rrit predizpozitën për të vuajtur nga sëmundje metabolike si obezitet, hiper ose hipotiroidizmi dhe diabeti.
Kur hamë këto ushqime, sekretojmë dopaminë. Ndryshe nga sekretuesit e tjerë të dopaminës, ushqyerja nuk është diçka që shihet keq nga ana sociale.
Krahët e pulës
Snack-e. Si fara, patatina, kikirikë të amballazhuar. Të gjitha këto ushqime kanë sasi të larta kripe.
Drithëra. Drithërat e sheqerosura kanë një proteinë që quhet gliadinë dhe vepron si opiatet.
Çokollata. Krijon vartësi nga yndyra dhe tekstura që ka.
Karamelet. Që kur lindim jemi të prirur të na pëlqejë sheqeri.
Hamburgerat me djath. Yndyrna dhe proteina.
Akulloret. Ëmbëlsia dhe yndyra e tyre i bëjnë të parezistueshme.
Kokoshka me gjalp. Gjithë fajin e ka kripa.
Ëmbëlsira dhe torta. I kanë të gjitha: sheqer, çokollatë… e vështirë t’i thuash jo.
Patatet e skuqura. Kripa e bollshme shpjegon pse japin kaq kënaqësi.
Pizza. Faktori vizual, fillimisht e ha me sy. Kripa, masa krokante, djathi…
Pije freskuese. Sheqeri dhe flluskat e gazuara. Edhe edulkorantët e përdorur kanë të bëjnë me krijimin e varësisë ndaj tyre.