Arra është një frut i pasur me vitamina B1 dhe B2, që i japin energji trupit dhe elemente vitale që janë të domosdoshme për zhvillimin e gjëndrave seksuale. Gjithashtu ato janë të pasura me
zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitetin normal seksual dhe funksionimin e prostatës. Ka aktivitet të zgjeruar në kombinim me mjaltë, e cila është gjithashtu e pasur në vlera ushqyesve të rëndësishme për shëndetin riprodhues mashkullor.
Është dëshmuar se nuk ka përgatitje farmaceutike që mund të matet me efikasitetin e këtij kombinimi. Gjithashtu, mjalti dhe arrat janë të mira për uljen e presionit të lartë të gjakut dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës.
Kombinimi kundër anemisë
Nëse jeni anemik ose ndiheni të lodhur, kjo përzierje mund të ju ndihmojë. Përzieni një gjysmë kile mjaltë nga livadhi, një gjysmë kile arra të bluara dhe një limon. Të gjitha këto vendosni në një enë dhe i përzieni mirë. Konsumoni një lugë çaji nga kjo përzierje çdo 3-4 orë.
<b?Arrat jeshile për gjëndra tiroide Arrat e porsaformuara jeshile janë të pasura me komponentët kryesorë për ndërtimin e hormoneve tiroide, me jod dhe tiroksinë. Në studimet klinike është konfirmuar se vaji i arrës së gjelbër në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelin e tiroksinës. Arratjeshile janë gjithashtu të përshtatshme për trajtimin e hipotiroidizmit (një gjendje në të cilën gjëndrat tiroide nuk prodhojnë hormone të mjaftueshme) në mënyrë natyrale. Përzieni arratjeshile të bluara me mjaltë dhe lëreni të qëndrojnë për 30 ditë në një vend ku nuk ka shumë ndriçim. Merrni një lugë çaji të kësaj përzierje për çdo ditë.
Qumështi i arrës kundër ulcerës
Qumështi i arrës përshpejton shërimin e ulcerës gastrike. Për të përgatitur përbërjen, përzieni 20 gramë arra të bluara me dy decilitra ujë të valë. Tundeni masën mirë dhe i shtoni një lugë gjelle mjaltë. Para çdo racioni, merrni 5-6 lugë çaji nga kjo përbërje.