Pse duhet ta ngrini limonin

Lifestyle

limmmooo

Mund të çuditeni po aq sa jeni çuditur kur keni dëgjuar për herë të parë se mund ta ruani bukën në ngrirje por, po, është e vërtetë, në ngrirje, limonat jo vetëm jetojnë gjatë por ruajnë edhe vlerat ushqyese. Sigurisht që lind problemi i hapsirës së ngrirjes, çfarë të fusni më parë. Nuk është ide e keqe të mendoni për një banak ngrirës. Ballkoni mund të jetë vendi ideal për t’u mbjatur por, të kthehemi te limoni…
Si në pjesën më të madhe të perimeve, lëkura përmban më shumë vitamina se tuli. Në rastin e limonit, lëkura përmban nga 5 deri në 10 herë më tepër vitamina se lëngu. Që ky agrum është furnizues me vitamin C e dini por është gjithashtu I dobishëm për vitaminën B6, A dhe E. Mirëpo, të ekspozuar në dritë, pra nëse I mbani limonat në ballkon, disa nga të mirat e tij humbasin prandaj ngrirja është zgjidhje më e dobishme. Së pari lani limonat, thajini dhe vendosini në ngrirje të mbështjellë me qese kuzhine. Kur t’i përdorni, as lëngu e as lëkura nuk do t’i ketë humbur vetitë.