Jeni edhe ju një person që i pëlqen t’u hyjë arsyetimeve për një çështje të thellë? Duhet të dini se përveç telasheve që sjell ky tipar, ka edhe shumë të mira që shoqërojnë ata që “e vrasin mendjen shumë”. Ja disa nga mendimet që i kanë të gjithë personat që “e vrasin mendjen shumë”.
Vendimmarrja është telash
Ju kanë kërkuar që të ndani mendjen për një çështje të caktuar dhe ju duhet të zgjidhni? Nëse jeni vërtet një person që nuk bindet lehtësisht dhe që e ka mendjen vazhdimisht në punë, atëherë dy gjëra mund t’ju ndodhin. Së pari, do të kërkoni një kohë më të gjatë se të tjerët për të marrë një vendim. Së dyti, mund të ndodhë që ta ndryshoni mendjen shpesh dhe për gjithçka. Edhe gjërat më të lehta, juve do t’ju duken shumë të komplikuara.
Parapërgatitja është normë
Njerëzit që e vrasin mendjen shumë duan të kenë gjithçka nën kontroll dhe të jenë të përgatitur për çdo gjë që mund të ndodhë, për këtë arsye ata futen shpesh në ankth dhe stres.
Strategjitë janë të lehta
Kjo është një pikë e fortë e njerëzve që duan të ecin përpara në jetë dhe që nuk ia lënë gjithçka rastësisë. Në shumë raste këta persona janë idealët për profesione që lidhen me hartimin e strategjive dhe pozicione të ngjashme.
Jetojnë me teori konspiracioni
Edhe pse mund të mos jenë teori të mirëfillta, njerëzit që i mendojnë gjërat thellë shpesh arrijnë të krijojnë një lidhje shkak-pasojë edhe aty ku të tjerët shohin veçse ngjarje të ndara.