Princi Harry dhe Meghan nuk janë pjesë e portretit të ri të Familjes Mbretërore

Lifestyle

Në profilin e Familjes Mbretërore në Instagram është publikuar portreti i ri. Fotografia e realizuar më 17 shtator, pra një natë para funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II nuk e shfaq çiftin i cili numëron admirues të panumërt nga mbarë bota .

Aty ndodhen Mbreti Charles III, shoqëruesja mbretëresha Camilla, Princi William dhe Princesha Kate Middleton. Të gjitha fotografitë e të dyve u zhvendosën në fund të faqes zyrtare të familjes mbretërore disa ditë më parë.

Edhe pse më herët dihej se Mbretëresha ishte prekur nga largimi i nipit të saj, Harry në Shtetet e Bashkuara, historiani Robert Hardman zbuloi për mediat britanike se një nga “dëshirat më të mëdha” të saj ishte të rivendoste paqen mes anëtarëve të familjes.

Së fundmi u raportua se Princi dhe Meghan duan të ndryshojnë disa pjesë të serisë së tyre dokumentare për familjen mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës.