Meghan Markle dhe Princi Harry mund të kthehen në Pallatin Mbretëror, më shpejt se sa e kishim menduar. Mbretëresha Elizabeth, thuhet se ka kërkuar që Duka dhe Dukesha e Sussex të marrin pjesë në një ngjarje të fundit mbretërore para se të zhvendosin jetën e tyre në Kanada.
Mbretëresha u kërkoi atyre që të bashkohen me pjesën tjetër të familjes në shërbimin vjetor të “Commonwealth” në Westminster Abbey në Londër më 9 mars. Duka dhe Dukesha e Sussex bashkë me djalin e tyre Archie, i cili do të mbushë 10 muaj, pritet që të marrin pjesë në këtë ngjarje mbretërore. Që kur njoftuan në janar vendimin e tyre për të braktisur familjen mbretërore, Meghan dhe Harry bashkë me djalin e tyre, kanë jetuar jashtë Vancouver, në Kanada.
Pasi mbajti një samit për të diskutuar çeshtjen “Megxit”, Mbretëresha shprehu mbështetjen e saj për vendimin e tyre në një deklaratë, në të cilën ajo tha se shpreson që marrëveshja do t’i lejojë Markle dhe Harry të nisin një jetë të re të lumtur dhe paqësore.