Princeshë Diana duhej të kalonte një ‘provë’ përpara se të mirëpritej në Familjen Mbretërore si gruaja e Princit Charls.
Sfida njihet si “Testi Balmoral”. Siç sugjeron emri, testi zhvillohet në Balmoral – në Skoci, vendin ku mbretëresha largohet gjatë verës.
Tobias Menzies, aktori që luan Princin Philip, në serialimn dedikuar mbretërisë Angleze “The crown” ka dhënë disa informacione më shumë rreth këtij testi.
Ai tha se Diana ishte “testuar përmes këtij prizmi të mirësjelljes dhe rregullave të çuditshme, paksa të palexueshme, të kësaj familjeje”, sipas Cosmopolitan.
Siç rezulton, princesha ka patur rezultate të mahnitshme në këtë teste , prandaj marrëdhënia e saj me Charles është mirëpritur menjëherë, shtoi aktori.
Richard Fitz Williams, një komentator mbretëror, i tha Express.co.uk se: “Një ftesë në Balmoral është tradicionalisht një mënyrë për tu futur në Familjen Mbretërore”.