Princesha shtyn dasmën për herë të tretë

Lifestyle

Duket sikur dasma e princeshë Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi nuk do të bëhet përsëri. Burime për People bëjnë me dije se dasma e princeshës është shtyrë sërisht,

Ata do të martoheshin më 29 maj në The Chapel Royal, por mbretëresha Elizabeth së fundmi ka anulluar çdo event për shkak të koronavirusit.

Nuk ka ende asnjë anullim zyrtar, por me shumë gjasa, dasma duhet të presë. Ndoshta kur kushtet të piqen, do të jetë princesha që do të heqë dorë nga dasma, e frikësuar nga gjithë shenjat e universit.