Në mes të krizës shëndetësore prej pandemisë së koronavirusit, princesha Sofia e Suedisë ka vendosur që të heqë kurorën dhe të punojë si vullnetare në spitalin e Stokholm.
Lajmi u bë me dije nga oborri mbretëror me anë të një deklarate zyrtare. Pasi ndoqi një program formimi, princesha 35-vjeçare, bashkëshortja e princit
Carlo Filippo të Suedisë dhe nënë e dy fëmijëve, ju bashkua betejës kundër Covid-19, në spitalin Sophiahemmet, ku dhe është Presidente nderi.
Në një fotografi princesha simpatike shihet e veshur si infermiere.
“Në krizën ku ndodhemi, princesha dëshiron që të japë kontributin e saj për të lehtësuar punën e profesionistëve të shëndetit. Sofia do të asistojë infermierët dhe mjekët me dezinfektimin e pajisjeve dhe me pastrimin”, tha familja mbretërore në deklaratë.