Kanë dalë fotot e para të princeshës Beatrice, mbesës së mbretëreshës Elizabeth e cila u martua të premten me biznesmenin Edoardo Mapelli Monzi.
Me një stil modern dhe të përmajtur, ajo zgjodhi një look të gjyshes së saj. Princesha kishte veshur një fustan vintage nga Norman Hartnell të marrë hua nga mbretëresha. I bërë prej taftaje fildishi Peau De Soie, fustani i qëndisur me diamantë kishte mëngë të fryra organza të konturuara me saten.
Për të kompletuar look-un, ajo zgjodhi një kurorë Queen Mary, të njëjtën që kishte vendosur mbretëresha Elizabeth kur u martua me Dukën e Edinburgut.