Princ Harry ka shkruar së fundmi një letër të hapur ku ka cekur aspekte të ndryshme të prindërimit dhe sa e rëndësishme është që të gjithë të kujdesen për brezat që po rriten.
“Që prej momentit kur u bëra baba, e kam ndjerë presionin më shumë për të menduar se mund t’i ofrojmë fëmijëve tanë të ardhmen që ata meritojnë. Një të ardhme plot me mundësi dhe përgjegjësi”, ka shkruar Harry midis rreshtave të letrës së tij.
Ky shkrim ka ardhur pas kauzave të ndryshme me të cilat Harry ka qenë i përfshirë dhe efekteve të ndryshme që pandemia e ‘Coronavirus’ ka sjellë tek shoqëria dhe tek të gjitha familjet.