Princ Harry pajtohet me vëllain e tij

Lifestyle

William dhe Harry kuptuan që duhet të pajtohen tani ose s’do të pajtohen kurrë.

“William dhe Harry janë takuar privatisht për të riparuar marrëdhënien e tyre dhe për të folur për të ardhmen. Kanë qenë takime të jashtëzakonshme, kanë shpëtuar lidhjen e tyre si vëllezër dhe ishin nismë e dukeshave. Kate dhe Meghan, që ndodhet në Kanada, u janë bashkuar gjatë këtyre bisedimeve – që është një tjetër shenjë e ngrohjes mes tyre. Gjërat janë më mirë.”

“Vendosën të largonin gjithë njerëzit negativë nga jetët e tyre dhe të flisnin me njëri-tjetrin ballë për ballë. Duke marrë parasysh se Harry do të shpërngulet në anën tjetër të botës, ky ishte momenti i vetëm që kishin për të sqaruar konfliktin. Sigurisht, kanë mendime të ndryshme, por ngrohtësia e familjes është rizgjuar.”