Princ Harry: Nëna ime kishte parashikuar gjithçka

Lifestyle

Sipas ekspertëve mbretërorë, princeshë Diana do të ishte shumë krenare për mënyrën se si princ Harry e menaxhoi intervistën e tij me Oprah Winfrey.

Omid Scobie, autor i biogafisë ‘Finding Freedom’ ka shprehur opinionin e tij për intervistën  bombë të Sussex-ëve, duke ndarë se çdo t’u thoshte Diana Harry dhe Meghan-it nëse do të jetonte ende sot.

‘Nëse kishte diçka të cilës Diana i besonte shmë, ishte të thënit e të vërtetave, të pasurit një zë për vete dhe të dëgjuarit e zërit të atyre pranë. Kështu që besoj se duke parë të birin që ka gjetur një zë dhe nuk ka frikë ta përdorë, me gjithë ato që ndodhin rreth e rrotull, do të ishte jashtëzakonisht krenare’.

A kishte parashikuar vërtet gjithçka princeshë Diana?

Edhe spektatorët jaën të bindur: Diana do të ishte krenare për vendimin e Harry-t dhe Meghan për të lënë Mbretërinë e Bashkuar dhe mënyrën si e kanë mbështetur familjen dhe i kanë qartësuar gjërat me pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Gjatë intervistës me Oprah Winfrey, e transmetuar të dielën mbrëma në Shtetet e Bashkuara, vetë Harry ka folur për nënën e tij. Princi beson se Diana e ka parashikuar braktisijen e familjes mbretërore nga ana e tij, duke qenë se i ka lënë si trashëgimi një shumë parash që ai i ka përdorur për të krijuar jetën jashtë sistemit monarkik.

‘Mendoj se do të ndihej shumë e zemëruar dhe trishtuar për mënyrën se si përfundoi kjo histori. Por në fund, gjithçka që do të donte është lumturia jonë’.

Ai ka shtuar gjithashtu se ‘I kam përdorur ato të ardhura që nëna ime m’i la trashëgimi. Pa atë ndihmë nuk do të ishim në gjendje të ndodheshim këtu sot. Kështu që nëse do të më pyesnit se çfarë do të mendonte nëna ime për gjithë këtë, përgjigja ime është se mendoj që e kishte parashikuar. E kam ndjerë prezencën e saj gjatë gjithë këtij procesi”.

Princ Harry në fund e ka konfrontuar situatën e Meghan me atë të nënës së tij të ndjerë: “Meraku im më i madh është se historia do të përsëritej. Por jam vërtet i lumtur dhe i çliruar të jem i ulur këtu me gruan time për krah, sepse nuk arrij as ta imagjinoj si do të ketë qenë për nënën time ta përballonte e vetme të gjithën këtë”.