“Princ Harry, kush është ky?”, ja si dëshiron 35-vjeçari ta quajnë tani e tutje

Lifestyle

Jeta e princ Harry-t dhe Meghan Markle ka marrë një kthesë të paimagjinueshme këto muajt e fundit, sidomos pasi deklaruan se do të tërhiqeshin nga të gjitha detyrimet mbretërore. Gjithçka nisi si një thashethem, të cilin e dinin edhe muret e Buckingham Palace, por ajo që ndodhi në javët në vijim tregoi krejt të kundërtën. Harry dhe Meghan dolën përtej çdo parashikimi të mundshëm, hoqën dorë nga të gjitha detyrimet ndaj mbretërisë, përfshirë këtu rolet si dukë, e burimet financiare, dhe u larguan drejt Kanadasë për një jetë më të mirë.

Dëshira dhe nevoja për të qenë larg medieve e titujve bombastikë dhe për të pasur privatësinë për të rritur në mënyrë sa më të shëndetshme djalin e tyre Archie triumfoi mbi çdo gjë tjetër. Por a janë Meghan dhe Harry delet e zeza të familjes dhe të padëshiruar në Mbretërinë e Bashkuar? Sigurisht që jo, madje sipas disa zërave ata do të kthehen së shpejti në Angli pasi do të marrin pjesë në kremtimet e Ditës së Commonwealth-it, por ky bashkim me siguri nuk do të zgjasë shumë.

Së fundmi, princ Harry mori pjesë në një samit mbi udhëtimet në Edinburgh. I intervistuar nga gazetarët e pranishëm, ai dëshironte të sqaronte një gjë: ai nuk dëshiron të quhet princ më, thjesht Harry,duke na bindur edhe një herë se ai dhe Meghan duan thjesht të jetojnë një jetë normale e të zakonshme.