Princ Harry dhe Meghan Markle tërhiqen nga rolet si anëtarë të familjes mbretërore

Lifestyle

Duka dhe Dukesha i Sussex njoftuan se do të tërhiqen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore dhe se do ta kalojnë shumicën e kohës mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Në një deklaratë nga Buckingham Palace, çifti tha se ka në plan “formimin e një roli të ri dhe progresiv në brendi të institucionit.” Gjithashtu, ata thanë se do të punojnë që “të jenë financiarisht të pavarur.”

“Kemi në plan të tërhiqemi nga rolet tanë si anëtarë të familjes mbretërore dhe do të punojmë për të qenë financiarisht të pavarur, teksa mbështesim tërësisht Madhërinë e Saj, Mbretëreshën. Falë mbështetjes suaj, sidomos përgjatë viteve të fundit, u gjendëm të përgatitur të bënim këtë ndryshim. Kjo balancë gjeografike do të na lejojë t’i mësojmë djalit dashurinë për traditën mbretërore dhe do të na japë mjaftueshëm hapësirë për të hapur një kapitull të ri në jetët tona, përfshirë organizatën tonë të re bamirëse.”

Në një dokumentar të publikuar vitin e shkuar, Meghan tha se mëmësia ishte veçanërisht e vështirë si pasojë e interesit të tepruar të tabloidëve dhe gazetave.