Po vijnë festat, si të shmangni kilet e tepërta

Lifestyle

obezer

Po afrojnë festat dhe duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me kaloritë që merrni.

Dietologët rekomandojnë që të mos përfundoni mbipeshë, duke i bërë më të vetëdijshëm konsumatorët për kaloritë që ata marrin nga ushqimet që konsumojnë.

Ekspertët tregojnë se sheqernat e thjeshta të konsumuara nga personat shkojnë përtej limitit rekomanduar nga OBSH-ja që është nën 10 për qind të kalorive të nevojshme, që korrespondon me më pak se dy lugë sheqer.

“Përdorimi i tepruar i sheqerit favorizon zhvillimin e diabetit dhe obezitetit, sëmundje që lidhen edhe me problemet e zemrës,” – shpjegon Michela Barichella, mjeku i “Clinical Nutrition Gaetano Pini”, në Milano.

Për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe mbipeshës, sipas ekspertëve, është e rëndësishme që të ndiqet dieta mesdhetare, në mënyrë që të shmanget konsumi i shumë sheqernave, të pranishme në sasi të mëdha tek ëmbëlsirat, veçanërisht ato që hahen gjatë ditëve të festive”.