Pija magjike me dy përbërës që jua djeg gjysmën e kalorive që i fitoni

Lifestyle

pija-780x439.jpg

Grejpfruti është i njohur si fryt i mbushur me veti antibakteriale. Ai është i pasur me vitamina C, A, B, D e E, gjithashtu përmban edhe kalcium, fosfor, magnez, mangan, zink, hekur etj.

Pak gllënjka të kësaj pije pas bukës, e djegin thuajse gjysmën e kalorive që i keni fituar gjatë ngrënies.

‘Pija magjike’ ka efekte shëruese edhe në sëmundjet kardiovaskulare dhe hipertension.

Veç këtyre, grejpfruti përmban një numër të lartë të përbërësve që i ndihmojnë trupit të njeriut të luftojë të ftohtin dhe është vërtetuar që parandalon lloje të ndryshme të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Telegrafi e sjell për ju recetën e kësaj pije magjike:

Përbërësit:

– Një grejpfrut i madh

– Një lugë gjelle mjaltë

Ndajeni grejpfrutin në dysh, i cili preferohet të jetë i ftohtë dhe futni dy pjesët bashkë me mjaltë në mikser dhe përzieni derisa të bëhet lëng i pijshëm.

Kjo pije magjike përmban elemente si:

Pektinë – që kontribuon për heqjen e kolesterolit të tepërt. Gjithashtu e zvogëlon nivelin e insulinës në gjak dhe e stabilizon metabolizmin.

Likopen – që ndihmon në luftimin e substancave të dëmshme në trup. /Telegrafi/