Pesë sekrete të bukurisë nga Audrey Hepburn!

Lifestyle

Audrey Hepburn, një nga yjet e kinematografisë të shekullit 20-të, është gjithashtu ikonë e stilit dhe modës.

Edhe në këtë ditë, imazhi i saj ëndërrohet nga shumë femra anë e mbanë botës. Mund ta keni të vështirë të besoni, mirëpo aktorja personalisht e ka përshkruar dukjen e saj si të zakonshme.

Telegrafi i sjell pesë këshilla të bukurisë nga Hepburn të cilat do t’ju inspirojnë të adaptoheni me një jetë të shëndetshme dhe pozitive.

Pini shumë ujë

Sipas shoqërisë dhe kolegëve të saj, Hepburn gjithmonë kishte rekomanduar të konsumoni shumë ujë për ta mbajtur formën e trupit. Siç duket, ky ka qenë një ndër sekretet e bukurisë.

Pastrojeni organizmin rregullisht

Një herë në muaj, Audrey kishte vendosur t’i heq toksinat nga trupi i saj, duke mos ngrënë asgjë pos pemë, perime, ujë etj. Pastrimi i tillë ia mundësonte aktores t’i rikthej ritmet biologjike pas udhëtimeve të lodhshme në pjesë të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

Ecni në ajër të freskët rregullisht

Kur e kishin pyetur për rutinën e saj që e bën atë të duket e bukur, Audrey gjithmonë kishte thënë: “Ecja! Unë gjithmonë eci në ajër të freskët dhe e lejoj trupin të absorboj aq oksigjen sa ka nevojë. Kjo është e gjitha!”

Qëndroni drejt

Karriera e Hepburn kishte filluar në balet. Një kërcimtare e baletit duhet të praktikoj çdo ditë, si në skenë njashtu edhe jashtë skenës. Për shkak të kësaj, vallëzimi ishte bërë natyra e saj e dytë. Kjo dëshmon se duhet të mbani shpinën drejt gjithmonë!

Kënaquni me çdo ditë të jetës tuaj

Audrey kishte qenë shumë optimiste saqë edhe gjërat e vogla si një recetë e re apo blerja e ndonjë produkti të ri në dyqan mund ta bënin atë të kënaqej. Ajo me të vërtetë dinte si ta shpëtonte çdo ditë të jetës së saj!

Edhe në ditët e saj të fundit, e sëmurë për vdekje, aktorja i kishte thënë djalit të saj: “Kur të bëhem më mirë, duhet të shkojmë në Australi sepse është vend shumë i bukur!”