Personat që ju rrethojnë mund të ndikojnë në peshën tuaj: Ja arsyeja përse!

Lifestyle

friends

“Më thuaj me kë rri, të them se kush je”. Sipas një studimi të publikuar nga gazeta britanike e Mjekësisë rezulton se obeziteti mund të influencohet nga personat që ju rrethojnë. Miqtë kolegët madje dhe familjarët tuaj mund të ndikojnë në peshën tuaj. Ideja fillimisht u vu në provë nga Nicholas A. Christakis dhe James H. Ata studiuan tendencën që kanë njerëzit për të ripërsëritur një sjellje të caktuar. Ata studiuan rreth 12000 të rritur dhe personat që i rrethonin.
Për këtë ata krijuan një hartë me pika dhe vijëzime që përfaqësonin personat që i rrethonin këta njerëz. Grafikisht kur pika bëhej më e madhe (ose e thënë ndryshe shëndoshej) edhe pikat rreth saj bënin të njejtën gjë.

592336924574a02f008b46db 750 563
Në këtë rast shkencëtarët e konsideruan si dicka “ngjitëse”. Ata dolën në përfundimin se nuk ka rëndësi largësia, pra sesa larg jeni ju me këtë person që po influencon në shëndetin tuaj, e rëndësishme është të keni një lidhje të fortë dhe nëse është e tillë atëherë gjasat për t’u shëndoshur janë të mëdha.
Sipas studiuesve shumë persona mendojnë se është në rregull të jesh mbi peshë nëse edhe personat që të rrethojnë janë mbi peshë si ty. Ti formon një ide pranimi të trupit tënd duke parë njerëzit rreth vetes. Patjetër që obeziteti nuk ndodh sa hap e mbyll sytë ose sepse ju po shikoni mikun tuaj që shëndoshet, janë shumë faktorë që ndikojnë në këtë proces të tillë si: zakonet e këqija të të ngrënit, mungesa e aktivitetit,ilaçet,gjenetika etj.