Shumë nga ju ndoshta e kanë vënë re që jo pak artiste, aktore e këngëtare shfaqen në tapetin e kuq veshur më këpucë më të mëdha! A të jetë kjo një prirje e fundit apo të fshihet diçka tjerër? Në të vërtetë, shumë yje të Hollivudit zgjedhin me qëllim të veshin këpucë më të mëdha për të parandaluar fryrjen e këmbëve apo krijimin e flluskave dhe plagëve.
Yjet e skenës dhe ekranit janë të detyruar të veshin taka të larta për orë të tëra e shpesh herë edhe gjatë gjithë natës. Për të shmangur dhimbjen e këmbëve, VIP-at zgjedhin të veshin këpucë që janë së paku një numër më i madh. Duket se këto të fundit nuk e kanë problem këtë gjë dhe nëse vihet re nga paparacët apo njerëzit e tjerë.