Tradhtitë bashkëshortore ndodhin për dhjetëra arsye. Kjo mund të thuhet si për femrat, ashtu edhe për meshkujt. Më poshtë po ju japim tre arsyet kryesore, që sipas një studimi, i çojnë meshkujt drejt tradhtisë:
Paaftësia të thonë ‘Jo’
Nëse do t’u jepet rasti të takojnë një femër joshëse, thjesht e kanë të vështirë të thonë ‘Jo’.
Në mënyrë që të ndërpresë lidhjen
Ndonjëherë mashkulli i cili është në lidhje dashurie do të bëjë atë që quhet “aferë e rreme”: nuk përpiqet edhe aq shumë të fshehë tradhtinë, në mënyrë që partnerja të ikë nga ai.
Është dashuruar
Disa tradhtojnë sepse thjesht sërish janë dashuruar. Mbase afera ka lindur si miqësi e sinqertë.