Për një ditë sa më produktive, filloni duke bërë këto gjëra!

Lifestyle

mgjes
Mënyra se si e nisni ditën mund ta ndryshojë gjithë vazhdimin e saj. “Nëse e filloni ditën me kaos, kështu do të vijojë dhe pjesa tjetër e ditës”, thotë Peggy Duncan, ekspert i produktivitetit personal. Ekspertët e produktivitetit dhe punës thonë se gjumi është hapi i parë drejt një dite me energji të mjaftueshme për të qenë më shumë produktivë.
1. Jepuni përparësi gjërave më të rëndësishme
Është momenti për të zbatuar atë listën e gjërave që keni në kokë … duke i shkruar apo nëpërmjet një aplikacioni. Niseni ditën duke shkruar gjërat që doni të realizoni. Jepuni përparësi elementeve si: kritike (duhet bërë brenda 24 orëve të ardhshme); të rëndësishme (për t’u bërë në ditët në vazhdim) dhe më pak rëndësi (aktivitete që nuk kanë urgjencë dhe mund të shtyhen në kohë).
“Kjo do të thotë që të përqendroheni te gjërat më të rëndësishme, në mënyrë që puna të bëhet” – thotë Ellen Faye, ekspert i produktivitetit.
Pasi të keni bërë listën, programoni ditën në mënyrën më eficiente. “Programojeni axhendën tuaj me punë të ngjashme, në mënyrë që dita të ecë sa më mirë” – këshillon Kathryn McKinnon, ekspert i menaxhimit të kohës.

ning
2. Eliminoni vendime dhe detyra të parealizueshme
Racionalizimi i mëngjeseve tuaja mund t’ju ndihmojë të reduktoni vrapin e shpejtë në shtëpi për të dalë në kohë prej saj. Zgjidhini veshjet, përgatiteni mëngjesin tuaj dhe çdo gjë tjetër që ju duhet për punë një natë më parë. Faye, për shembull, pëlqen ta zgjedhë fustanin e saj çdo mëngjes, por sirtari i saj me çorape është gjithnjë plot dhe me një lloj çorapesh. “Kështu që nuk më duhet të mendoj. Kam dhjetë palë çorape të njëjta dhe nuk humb kohë”.
3. Merrni pak kohë për veten
Merrni pak kohë dhe përqendrohuni vetëm te vetja. Nuk ka rëndësi se për çfarë bëhet fjalë, nëse meditoni, lexoni lajmet, dëgjoni muzikë relaksuese, bëni diçka për veten – këshillojnë ekspertët.
“Jepini vetes atë hapësirë para se ju të shkoni në punë”, – thotë McKinnon. Në këtë mënyrë ju nuk do të ndiheni i zemëruar. Ju keni nevojë për atë kohë për veten për të mbledhur dhe për të ruajtur energjinë tuaj. Një mëngjes me kalori do t’ju ndihmojë për të qenë produktivë çdo mëngjes – shton ekspertja.
“Ne jemi më produktivë kur e nisim ditën me një mëngjes të shëndetshëm. Proteinat janë shumë të rëndësishme. Ju keni nevojë për një mëngjes të tillë për të qenë energjikë gjatë ditës”.