Për fat të keq, Meghan Markle merr një cmim

Lifestyle

Nëse mendoni se princeshat mund të kenë gjithçka që ëndërrojnë, me siguri nuk e çoni në mend që në listën e gjatë të gjërave që e bëjnë jetën e saj përrallore përfshihet edhe çmimi si ”Personazhi i trajtuar më keq gjatë 2019-s”. Pikërisht siç e lexoni, në Mbretërinë e Bashkuar ekzistojnë edhe çmime të tilla e për fat të keq, sepse i mirë s’mund të jetë assesi, fituesja e këtij çmimi është dukesha e Sussex-it, Meghan Markle.

Sipas një sondazhi të kryer nga “Mirror”, ku morën pjesë më shumë se 2000 njerëz, vitit 2019 nuk ka qenë aspak i lehtë për mamanë e Archie-t, jeta e së cilës ka ndryshuar kryekëput që prej momentit kur u bë familjes mbretërore, por ky vit duket se e ka trazuar aty ku s’mban më. Ajo është përndjekur në mediet sociale, është kritikuar për udhëtimet e saj në avionë privatë, për qëndrimin kritik ndaj disa rregullave të oborrit mbretëror, madje edhe për origjinën afrikane. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo është akuzuar edhe si ”fajtorja” kryesore për transformimin e karakterit të Harry-t, si dhe faktin që është distancuar nga miqtë.

Si të mos mjafonte kjo, banorët e Sussex-it kanë hartuar një peticion ku kërkohet t’i hiqet titulli i dukeshës.Me pak fjalë, me sa duket “viti i tmerrshëm” i monarkisë britanike ka goditur mbi të gjitha Markle.