Skandali më i madh në Angli që kur ka nisur 2020 ka qenë kërkesa e çiftit Sussex për ndarje të pjesshme nga familja mbretërore. Përveç kërkesës një zhurmë të madhe për dhe fakti që mbretëresha Elisabeth nuk ishte në djeni të këtij lajmi të papritur. Pas një mbledhjeje në të cilën Meghan nuk mori pjesë më në fund ka folur dhe kunata e saj Kate:
“Kur Harry ndihej keq ose kishte probleme, William ishte gjithmonë aty për të, ashtu si Kate. Dukesha e Cambridge është shumë e lënduar. Ajo madje ka qenë këshilltarja e Meghan kur erdhi në Londër. Kate e urren të shohë burrin e saj kaq të mërzitur”,-tregon një burim për Us Ëeekly.
Ndërsa William pak ditë më parë deklaroi:
“E kam përkrahur tim vëlla gjithë jetën, por nuk mund ta bëj më. Jam trishtuar për këtë gjë. Gjithçka që mund të bëjmë dhe gjithçka që unë mund të bëj është të mundohem t’i mbështes dhe të shpresoj që me kalimin e kohës të jemi të gjithë në një mendje. Dua që të gjithë të jemi në një skuadër.”