Paqe mes princave për Krishtlindje? Harry dhe Meghan u bëjnë dhurata fëmijëve të William dhe Kate

Lifestyle

Për Krishtlindje thuhet që bëhemi të gjithë pak më të mirë, sidomos këtë vit, i cili na ka detyruar t’u japim prioritet njerëzve që kemi përzemër dhe të mendojmë ndryshe për familjen. Harry dhe Meghan po e ndërtojnë familjen e tyre në Kaliforni, larg mbretërorëve të tjerë, nga të cilët janë në distancë që prej një viti tashmë, duke preferuar një jetë normale. Harry dhe Meghan nuk mund të jenë prezentë fizikisht gjatë festimeve të Krishtlindjeve, megjithatë u kanë bërë dhurata nipërve të tyre siç ka zbuluar ekspertja e familjes mbretërore Katie Nicholl.

Meghan dhe Harry të pranishëm virtualisht në Krishtlindjet mbretërore

Edhe pse pandemia i ndaloi drekat, aperitivët, paradat, dollitë dhe urimet, tradita e dhuratave mbijetoi dhe nuk u dorëzua. As mbretëresha, një adhuruese e madhe e këtij rituali. Anëtarët e familjes mbretërore do t’i kalojnë të ndarë festimet e Krishtlindjeve. Prej kohësh Mbretëresha është izoluar në kështjellën Windsor me të shoqin. Kate dhe William po shijojnë intimitetin familjar me tre fëmijët  dhe e njëjta gjë vlen edhe për Harry-n dhe Meghan të cilët do të festojnë me Archie-n e vogël në Kaliforni. Distanca gjeografike, nuk e ka ndaluar megjithatë çiftin të jetë prezent në një farë mënyre: duka dhe dukesha e Sussex kanë blerë dhurata për fëmijët e William dhe Kate. Geoge, Louis dhe Charlote kanë marrë dhuratat e tyre nga familja e xhaxhait të blera në një butik në Santa Barbara.

Paqe mes princërve?

Sipas ekspertes mbretërore Katie Nicholl, raportet mes Harry-t dhe William po përmirësohen, sidomos pasi i ati i tyre rezultoi pozitiv me Covid. Ata do të përdorin Zoom për të biseduar gjatë pushimeve dhe mesa duket ajri i Krishtlindjeve, do t’i rregullojë gjërat mes tyre.