Pannacotta – mënyra më e thjeshtë për ta përgatitur në shtëpi

Lifestyle

Përbërësit për një tavë drejtkëndëshe 24×10 cm, ose për 10-12 forma të vogla:

500 ml qumësht me yndyrë 500 ml pana 1 limon organik

150 g sheqer

14 g fletë xhelatinë për ëmbëlsira (janë 7 fletë x 2g secila) 70 g sheqer

1.Fletët e xhelatinës i vëmë të hidratohen në një tas me ujë të ftohtë për 10 minuta.

2.Në një tenxhere ngrohim qumështin bashkë me panën, sheqerin dhe lëkurën e limonit (vetëm pjesën e verdhë të tij). Kullojmë fletët e xhelatinës nga uji dhe i përziejmë në një tas me 2-3 lugë nga përzierja e qumështit të vakët, që të mos bëhen si gomë. Pasi të jetë tretur, xhelatinën e hedhim te tenxherja ku kemi përzierjen e qumështit dhe i trazojmë me lugë druri. E heqim tenxheren nga flaka pa marrë ende valë.

3.Më pas e hedhim në tavë ose në forma të vogla të lagura që më parë me ujë të ftohtë( kjo bëhet që ëmbëlsira të përmbyset më lehtë në momentin që do ta shërbejmë). E mbulojmë sipër me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 7-8 orë.

Ëmbëlsirën mund ta shërbejmë kështu ose me salcë karameli, salcë frutash, etj. Mjafton të grijmë në grirës disa luleshtrydhe me pak sheqer pluhur për t’ia hedhur sipër. Për ta patur më të lehtë përmbysjen e ëmbëlsirës në pjatë, i zhysim format në ujë të valuar për 1 minutë. Nëse dëshironi, mund ta ruani ëmbëlsirën në frigorifer për një ditë ose edhe në ngrirje, por para se të konsumohet duhet të shkrihet në frigorifer dhe jo në temperaturë ambienti.