Pancake me boronica

Lifestyle

Përbërësit për 12 pancake:

-10 g sodë për ëmbëlsira

-180 g miell

-1 lugë sheqer

-1 kokërr vezë

-250 ml qumësht

-100 g boronica të ngrira ose fruta të ngrira që mund të keni

-15 g gjalpë i tretur i vakët një majë luge kripë

Përgatitja:

1-Në një tas përziejmë vezën me qumështin, me rrahësen e vezëve me dorë.

2- Në një tas tjetër përziejmë me lugë druri miellin, sodën që e hedhim me sitë, sheqerin dhe kripën. Shtojmë vezën me qumështin dhe gjalpin, dhe i përziejmë të gjitha me rrahësen e vezëve me dorë. Më pas, e lëmë brumin të pushojë një orë në frigorifer.

3- Pas kësaj kohe marrim brumin, shtojmë boronicat dhe i përziejmë me lugë druri.

4-Vëmë në zjarr një tigan të sheshtë që nuk ngjit, të lyer me pak gjalpë dhe hedhim me garuzhde pak nga brumi. Kur të krijojnë flluska, i kthejmë të piqen në anën tjetër. I shërbejmë të ngrohta, me reçel boronice, shurup panje, mjaltë ose sipas dëshirës.

Koha e përgatitjes:

5 min

Koha e qëndrimit të brumit në frigorifer:

60 min

Koha e skuqjes:

10 min