Pak vëmendje për fustanin e kuq të Kate Middleton

Lifestyle

Kate Middleton është kthyer tashmë në simbol të stilit dhe elegancës; Dukesha e Kembrixhit, rrallëherë gabon me zgjedhjet e saj tek veshjet, por me kombinimin e fundit është kthyer dhe në “udhërrëfyese“ për ato që kanë dilema se cfarë duhet të veshin në festat e sezonit të ftohtë. Kate tregoi se sa bukur do të dukej një fustan me mëngë të gjata dhe shkëlqim.

Fustani i kuq nga Needle & Thread, me të cilin u shfaq në eventin që kishte organizuar Buckingham Palace lidhur me Samitin e Investimeve Mbretëri e Bashkuar-Afrikë, e bënte të dukej e mrekullueshme me shumë pak mundim!

Duhet ta pranojmë sigurisht, që edhe këpucët e kuqe nga Gianvito Rossi dhanë një ndihmesë të vyer që ky të kthehej në një kombinim perfekt!