Kur bëhet fjalë për frutat e thata të gjithë bashkohemi në një pikë, hahen sa hap e mbyll sytë. Po pasi të bëni recetën e mëposhtme, do t’ju vijë pak keq t’i ngacmoni bajamet pasi të vendosa aq bukur duken tamam si një vepër arti.
PËRBËRËSIT:
500 g krem djathi
100 g majonezë
5 feta pançetë
1 lugë me qepë të njoma
1 lugë kopër
½ lugë kafeje me piper
300 g bajame të pjekura
rozmarinë e freskët për zbukurim
PËRGATITJA:
Në një tavë ku kemi shtruar letër furre, pjekim për disa minuta bajamet. Më pas, me rrahësen e vezëve me dorë përziejmë majonezën me kremin e djathit, shtojmë qepët e copëtuara, pançetën e thekërruar, kopër dhe piper. E mbulojmë dhe e lëmë në frigorifer gjithë natën. Pasi e nxjerrim, i japim formë pishe dhe e vendosim në pjatë. Më pas vendosim bajamet e pjekura, duke i ngulur te djathi, derisa masa të mbulohet plotësisht. E zbukurojmë me degë rozmarine.