Është fakt tashmë që trendet, rikthehen gjithmonë pas disa vitesh, Sa herë kemi menduar: Pse e hodha atë gjë?, kur kemi parë që pas një viti është rikthyer në modë. I tillë është edhe rasti i fundit xhins. Personalisht, mund të numuroj mbi 10 të tillë që kanë egzistuar në dollapin tim deri para pak kohësh, po ju?
Nëse keni bërë të njejtin gabim si unë dhe e keni hedhur tutje, më vjen keq tju njoftoj se fundi xhins është sërish në modë. Konkretisht minifundi xhins. Mund ta alternoni si të doni, të krijoni çfarëdolloj look-u që preferoni. Askush nuk iu ve asnjë kusht kur bëhet fjalë për fundin xhins. Tani, me vrap të gjejmë atë të duhurin e këtë herë të kujtohemi të mos e hedhim pas disa muajsh.