Nuk po mundeni të kurseni? Ja një mënyrë e thjesht dhe gjeniale

Lifestyle

kredit euml e shtrenjta kursimet e lira hd 1200x630 1472283727 1628369

Ekonomistët e sjelljes nga firma hulumtuese e investimeve Morningstar së fundmi kane zbuluar se njerëzit që shpeshherë mendojnë se si do të duket jeta e tyre gjatë periudhës 10 vjeçare, do të jenë më të prirë të kenë sjellje më të mira financiare – si p.sh., mbajtja e një fondi për shpenzime emergjente dhe për pagesa të faturave me kohë.

Kjo për shkak se e mashtroni trurin të mendojë se e ardhmja është më afër sesa që është në të vërtetë, thotë autorja e këtij studimi, Sarah Neëcomb. Prandaj, ju keni tendenca të merrni vendime më të mira financiare për të tashmen për ta ruajtur veten në vitet që po vijnë.

Gjithmonë duhet të keni kujdes se si i ruani paratë, pasi që një katastrofë financiare mund të vijë si pasojë e humbjes së punës apo lëndimeve shëndetësore të cilat do t’ua shpenzojnë tërë buxhetin e kursimeve.

Bëjeni këtë: Ruajeni 10 për qindshin e çdo rroge në një vend të veçantë. Në fund të vitit, totali i shumës që keni filluar të kurseni çdo muaj, do të jetë më i madh sesa shuma e një rroge një mujore, mjaftueshëm për të mbuluar urgjencat afat-shkurtre.