Nuk mjaftoi vetëm 1 intervistë, por paska akoma; Meghan dhe Harry pritet të thonë ende shumë gjëra

Lifestyle

Disa gjëra të paqarta u vunë re pas përfundimit të intervistës së Meghan dhe Harry. Çifti foli kundër familjes mbretërore por nuk i shkuan gjërave deri në fund. Mbajtën gjithë kohës një fare ekuilibri në mënyrë të tillë që të mund të linin një rrugë për të rregulluar marrëdhëniet me familjen mbretërore.

Pas intervistës disa burime të afërta thonë që ka disa pjesë të intervistës që ende nuk janë zbuluar dhe që do të lihen për një moment të dytë. Meghan dhe Harry kanë preferuar që mos të thonë gjithçka menjëherë për t’i lënë hapësirë dhe vetes pasi ata deklaruan se nuk donin të shkëputeshin punët e bamirësisë të familjes mbretërore, por sipas mbretëreshës nuk ishte e mundur që të largoheshin dhe të punonin njëkohësisht.

Fillimisht, ata zbuluan gjininë e bebushit numër dy. Djali i tyre Archie do të bëhet me motër dhe çifti është në qiellin e shtatë nga lumturia!

Përralla nisi të “shkatërrohej” pas martesës, kur problemet nisën njëri pas tjetrit, por pikë së pari duhet të dimë diçka që dyshja s’na e ka treguar më parë! Kurorëzimi i vërtetë është bërë tre ditë para dasmës që e gjithë bota pa në ekran.

Madje, situata u bë aq e vështirë për Meghan, sa në një pikë deshi edhe të vetëvritej për t’i dhënë fund jetës.

Meghan akuzoi “institucionin” për racizëm kur ishte shtatzënë me Archien, pasi njëri prej natarëve i ka thënë Harry-t se fëmijës nuk do i jepej asnjë titull, pasi nuk dihej sa e errët do ishte lëkura e foshnjës.