Femrat dominuese nuk frikësohen pothuajse nga asgjë dhe janë të vendosura, në punë janë të forta dhe vetëbesim të plotë dhe dinë të marrin saktësisht atë që e dëshirojnë.
Për femrat e tilla pikërisht është e zakonshme që në krevat të jenë krejtësisht ndryshe. Ja përse janë të tilla.
Dëshirojnë të ndihen të dëshiruara
Në situata të shumta femrat dominuese kanë shumë vetëbesim dhe dinë që njerëzit ndaj tyre ndiejnë një respekt të thellë, mirëpo femrat e tilla në krevat shpesh dëshirojnë të jenë krejtësisht ndryshe.
Ato në dhomën e gjumit e dëshirojnë dikë që do t’i dëshirojë vetëm për atë që e ndiejnë, e jo për atë që ato janë kujdesur që të dëshirohen. Në këtë mënyrë vendosin balancën në jetë.
U besojnë partnerëve të vet
Femrat dominuese dëshirojnë të kenë kontroll mbi çdo situatë, ndërkaq kështu është edhe me rastin e zgjedhjes së partnerit. Nëse e kanë zgjedhur, atëherë i besojnë plotësisht, andaj do t’i lejojnë në shtrat bash ai të marrë gjërat në duart e veta, transmeton Telegrafi.
Dëshirojnë t’ia kalojnë forcën dikujt tjetër
Nëse janë në punë dukshëm dominuese, këto femra në krevat do të dëshirojnë diçka krejtësisht ndryshe. Po të ishin në krevat të njëjta sikur në punë, do të transformoheshin në fanatike të kontrollit.
Femrat dominuese kurrë nuk dëshirojnë të jenë të dëgjueshme, mirëpo kur është fjala për seksin, nuk kanë asgjë kundër mashkullit i cili është i aftë ta bëjë atë. /Telegrafi/