Nuk di ç’të veshësh në këtë periudhë? Këto janë këpucët më të mira për kohën e ndërmjetme

Lifestyle

9040ebba276254ddefa386887f31d28b-780x439.jpg

Të gjithë e duan pranverën, por koha gjatë kësaj periudhe është e paqëndrueshme. Kjo mund ta bëjë veshjen e mëngjesit të papërshtatshme për drekën apo darkën – sidomos nëse bëhet fjalë për këpucët.

Nëse do t’u bësh një kontroll këtyre fotove, do të shohësh se shumë prej personazheve të njohur kanë ditur të zgjedhin.

Ajo çfarë të duhet për këtë periudhë janë çizmet e shkurtra me ngjyra të hapura. Kjo, për disa arsye: janë funskionale për çdo kohë: e ftohtë, me shi apo me diell.
Ngjyrat janë kryesisht grija e hapur ose siç njihet – ngjyra e rërës, e cila mund të shkojë në këtë periudhë me çdo lloj veshje.

Po ashtu, edhe çizmet e shkurtra në ngjyrë nude, të cilat mund ta duken bukur si me pantallona (të përthyera), ashtu edhe me fustane të lehta apo funde.

Shiko me cilat prej këtyre çizmeve janë të fiksuara vajzat e njohura.

10-19.jpg

9-14.jpg

6-24.jpg