Njoftimi i Madame Tussauds për statujat e princ Harry-t dhe Meghan Markle

Lifestyle

Muzeu Madame Tussauds në Londër njoftoi se do të heqë statujat e dyllit të dukës dhe dukeshës së Sussex-it nga këndi i veçantë i familjes mbretërore.

Vendimi i muzeut erdhi pasi Meghan Markle dhe princ Harry njoftuan se do të tërhiqen nga detyrat mbretërore.

“Krahas pjesës tjetër të botës, edhe ne po reagojmë ndaj lajmit befasues se duka dhe dukesha e Sussex-it do të tërhiqen nga mbretëria,” tha Steve Davies, menaxher i përgjithshëm i Madame Tussauds.

“Nga sot, statujat prej dylli të Meghan-it dhe Harry-t nuk do të shfaqen më në këndin e familjes mbretërore,”

Madame Tussauds tha se ata do të veçohen nga familja për të pasqyryar “rolin e ri progresiv brenda mbretërisë”.