Probleme me rënien e flokeve?
Stresi, gjenetika, kequshqyerja dhe shumë faktorë të tjerë ndikojnë në rënien e flokëve. Për të “zëvendësuar” rënien e flokut shumë persona mund të duan të përdorin kura të ndryshme të cilat për fat të keq kushtojnë dhe jo cdokush nga ne ka mundësinë t’i përballojë ato. Por si mund ta zgjidhim rënien e flokëve në një kohë të shkurtër dhe pa shumë shpenzim?
Për të pasur flokë të gjatë, të shëndetshëm, me shkëlqim të bësh vetë produktet e tua është shumë herë me efektive sesa të blesh produkte të gatshme, të cilat përvecse kushtojnë mund dhe të kenë efekte negative. Të bërit vetë produktet e tua është edhe një mënyrë e mirë për të hequr dorë nga ekspozimi ndaj lëndëve toksike.
Vaj kastori.
Vaji i kastorit është i pasur me omega 6 i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në rritjen e flokëve. Përmban lëndë ushqyese të cilat forcojnë rrënjët edhe ushqejnë skalpin e kokës, gjithashtu mbron edhe folikulat e flokëve nga rënia.
Vaji i kokosit.
Vaji i kokosit ka një stukturë natyrale që bën të mundur të futjen e tij thellë në rrënjët e flokëve. Ndihmon në rritjen e flokëve dhe ushqen folikulat e flokut, dhe gjithashtu redukton prodhimin e tepërt të yndyrës.
Vaj Rosmarine.
Vaji i Rosmarinës ndihmon në rritjen e flokut edhe qarkullimin e gjakut. Gjithashtu parandalon në daljen e parakohshme të thinjave edhe ndihmon në reduktimin e zbokthit.
Për këtë do t’ju nevojitet:
1/2 filxhani vaj kokosi.
1/2 filxhani vaj kastori.
1-8 pika vaj rosmarine.
Përzijini të gjithë përbërësit së bashku dhe në pëllëmbën e dorës vendosni pak nga masa homogjene e krijuar dhe aplikojeni në të gjithë kokën duke e masazhuar lehtësisht atë për 2-3 minuta. Sugjerohet që koka ta mbani masën për 1 orë, ose nëse është e mundur gjatë gjithë natës.
Shpëlajeni masën me ujë të bollshëm dhe aplikoni shampon tuaj të preferuar. Produkti që keni krijuar mund të mbahet në një vend të errët dhe të thatë dhe produkti të përdoret 2 herë në javë për rezultate të dukshme.