Një dietolge nga Danimarka ka botuar së fundmi një libër, ku ka zbuluar dietën më të thjeshtë në botë. Me anë të kësaj diete, sipas saj çdokush do të jetë në gjendje të heqë një numër të madh kalorish duke ngrënë në çdo vakt ushqimet me vlerat më të rëndësishme për organizmin.
Sipas dietës së propozuar nga Suzy Wengel, çdo vakt duhet të ketë mjaftueshëm ushqime sa mund të mbajë dora e vetë personit. Në dietë duhet të përfshihet një dorë plot me perime, një dorë me proteina si mishi, peshku, veza, etj. Nëse kryen aktivitet fizik është më mirë të kesh proteina në çdo vakt.
Duhet të përfshijë edhe karbohidratet, por në sasi të vogla. Duhet të pish minimum 1 ose 1 litër e gjysëm ujë. Nëse konsumon kafen apo çajin nuk është problem, por gjithmonë duhet të kesh një rregull në konsumim.