Një tjetër fotografi e familjes mbretërore e modifikuar me fotoshop?

Lifestyle

Getty Images, e njohur si kompania e mediave vizuale e cila synon tre tregje kryesore, atë të profesionistëve krijues, mediave dhe koorporatave ka bërë së fundmi një pretendim befasues në lidhje me një foto të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II me nipërit dhe stërnipërit e saj. Sipas pretendimit fotografia është ndryshuar dhe modifikuar në mënyrë dixhitale. Fotoja është bërë nga Princesha e Uellsit, Kate Middleton dhe është publikuar nga Kensington Palace prillin e vitit të kaluar, por edhe pse ka kaluar kohë, as kjo fotografi nuk  ka mundur t’i shpëtoj kritikave dhe diskutimeve për mundësinë e modifikimit përmes përdorimit të fotoshopit.

Ky nuk është rasti i parë që diskutohet për ndërhyrjen dhe modifikimin e fotografive të familjes mbretërore të publikuara në internet.