Kjo shtëpi prej xhami e ndërtuar rrotull një peme është vepër e arkitektit nga Kazakistani, Aibek Almassov. Është dizenjuar në vitin 2013.
Fillimisht nuk gjeti mbështetje ekonomike për ta ndërtuar, por kohët e fundit kompanitë e kristalerive dhe prodhuesit e paneleve diellore kanë treguar interes për ta financuar.
“Qëllimi kryesor i projektit është të ofrojë një alternativë ndaj jetës së zhurmshme të qytetit”, shpjegoi Almassov.
“Donim të kombinonim kapacitetet e dizenjimit industrial modern me bukurinë dhe pasurinë e natyrës”, shtoi ai. “Kjo është një mundësi për t’u arratisur nga kutitë e çimentos që të marrin frymën dhe ndjen bashkimin me natyrën”.