“Një përpjekje e mjerueshme për të ngjarë me Dianën”; Kate “kryqëzohet” nga fansat në fotografitë e reja

Lifestyle

Kate Middleton po hyn në biznesin e botimeve me lançimin e librit të saj të ri rreth fotografisë.

“Hold Still” është titulli i librit i cili do të sjellë së bashku 100 portrete, si dhe historitë që shkojnë së bashku me imazhet  përkatëse.

Në njërën nga fotografitë Kate shihet duke buzëqeshur me një aparat fotografik në dorë. Ajo gjithashtu mban veshur një triko të kuqe me një këmishë me një jakë të bardhë. Ka qenë pikërisht kjo fotografia e cila ka bërë që komentet e njerëzve të jenë të shumta dhe aspak të këndshme.

“Ashtë pak si Diana”, “Një përpjekje e mjerueshme dhe një imitim i lirë i Dianës”, “Padyshim që ajo dëshiron të jetë si Diana!”- Këto kanë qënë dia nga komentet.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që ajo krahasohet me atë që do të ishte dhe vjehrra e Kate, por asnjëherë nuk është prononcuar përsa i përket kësaj ngjashmërie në pamje dhe stil, nëse është me qëllim apo rastësi.