Si asnjë herë më parë, këtë vit palltot ‘teddy bear’ (pellush arushi) kanë hyrë në listën tonë të dëshirave si një veshje e domosdoshme.
Të buta, të ngrohta dhe me një ndjesi të këndshme falë pelushit, ato janë një shembull ekzemplar i takimit mes peliçes dhe një palltoje.
I pari version u krijuar në vitin 2018 nga Max Mara dhe ai origjinal ishte në ngjyrën e arushit prej pelushi, një nuancë mes biskotës dhe ngjyrës kamel. Këtë vit e shohim në nuanca të së verdhës, së kuqes, blusë, pasi propozimet tashmë janë shumë dhe për të gjitha shijet! Revista e modës Grazia na sugjeron modelet më ‘in’ në treg nëse doni të blini një pallto të tillë ose t’ia vendosni poshtë pemsës dikujt që keni përzemër.