Një studim i ri tregon se pluhuri i qimnonit mund t’ju ndihmojë të bini në peshë, djeg dhjamin në bark dhe zvogëlon nivelet e kolesterolit të pashëndetshëm në mënyrë natyrale.
Hulumtuesit shkencor tek “Universiteti i Shkencave Mjekësore Shahid Sadoughi”, në Iran, ndanë 88 gra obeze në 2 grupe. Për 3 muaj, të dyja grupet morën këshilla mbi mënyrën e ngrënies dhe konsumuan nga 500 kalori më pak çdo ditë.
Njëri grup konsumoi gjithashtu 3 gramë (më pak se një lugë çaji) pluhur qimnoni çdo ditë, të përzier me një gotë kos, ndërsa grupi tjetër konsumoi të njëjtën sasi kosi por pa qimnon.
Pas 3 muajsh, grupi që konsumoi qimnon humbi 3 herë më shumë peshë se ata që nuk e konsumuan këtë erëz. Për më tepër, grupi i parë humbi 14.6% të dhjamit në bark, gati trefishin e grupit tjetër, që humbi vetëm 4.91%.
Kishte edhe përfitime të tjera shëndetësore. Tek grupi i parë, nivelet e yndyrave të dëmshme në gjak, ose triglicerideve, ranë me 23%, ndërsa tek grupi i dytë ranë vetëm me 5%. Po ashtu pati dyfish rënie të niveleve të kolesterolit të keq LDL, krahasuar me grupin që nuk e konsumoi këtë erëz.
Pse pati kaq shumë ndryshime në grupin e parë vetëm sepse konsumuan këtë erëz? Së pari, qimnoni është i pasur në fitosterolë, kimikate bimore që pengojnë zbërthimin e kolesterolit në trup. Autorët e studimit thonë gjithashtu se qimnoni, ashtu si edhe erëzat e tjera djegëse, përshpejton metabolizmin.
Doni ta provoni vetë këtë erëz? Përveç kosit, mund ta shtoni atë edhe në ushqime të tjera për t’i bërë më të shijshme dhe për të humbur kilet e tepërta. Ja disa receta të thjeshta dhe të shijshme:
Shtoni pak qimnon tek receta juaj e preferuar me perime (ajo shkon shumë mirë me patatet e ëmbla, karotat, kungullin dhe lulelakrën).
Përzieni qimonin e bluar me piper djegës, hudhra dhe qepë të shtypur, dhe spec të kuq.
Spërkatni pak pluhur qimnoni tek frutat e thata, në sanduiç ose salcë.