Një kthim pas në kohë: Fundet që do të shikoni kudo gjatë verës!

Lifestyle

moda
Dihet tashmë se moda rikthehet dhe shumë prej gjërave që dikur i kemi hedhur, më vonë i kërkojmë pafund. Prandaj, ne po iu tregojmë që tani se cilat do të jenë fundet e preferuara të blogereve këtë verë, kështu që kini kujdes kur të pastroni dollapet. Nëse keni ndonjë fund të tillë, mos u nxitoni ta hidhni atë.

Printet dhe lulet shumëngjyrëshe do të jenë përsëri “In”. Këtë vit, fundet do të përshtaten me shijet e të gjithëve, pasi ka shumë mundësi zgjedhjeje. Duke filluar nga minifundet e deri tek ato poshtë gjurit, nëse janë me lule dhe të lirshëm, do të ngjani më fashion se kurrë. Një këshillë: Kontrolloni mirë në dollapet e mamave tuaja. Ato fundet e tyre të lirshme të gjata dhe plot ngjyra, do t’iu hyjnë goxha në punë gjatë sezonit veror.

fund4

 

fundi2