Mjalti është ushqimi antibiotik më i shëndetshme që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja dhe përveçse është shumë i shëndetshëm është dhe shumë i shijshëm dhe i kombinueshëm për një mëngjes perfekt. Një lugë mjaltë përmbanë 64 kalori, nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit. Përdorimi i mjaltit në vazhdimësi do iu sjell shumë të mira shëndetësore.
Këto janë disa prej tyre: Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit. Lufton kundër anemisë.
Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripërave e ftohjeve.
Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë – konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt. Konsiderohet si antibiotik natyral – me të mund të mjekoni të djegurat e gjithashtu ka përmbajtje antibakteriale.
Ka përmbajtje të madhë të antioksidantëve dhe kalciumit prandaj ndikon në përmirësimin e memories.Stimulon apetitin gjithashtu lufton temperaturën, ndërsa konsiderohet si një shërues natyral për lëkurën.