Intervista e shumë përfolur e Meghan dhe Harry me Oprah Winfrey më në fund është transmetuar në datën 7 Mars. 2 orë për të folur rreth gjithçkaje që ka ndodhur që nga largimi I familjes mbretërore.
Tema më e rëndësishme në këtë biseda ka qënë ajo e Meghan e cila ka rrëfyes se ka patur mendime për vetëvrasje ne kohën që ka qënë pjesë e familjes mbretërore.
Pas muajsh të rrethuar me lajme negative të medias, Dukesha e Sussex tha se ajo filloi të kishte mendime rreth vetëvrasjes. “Unë thjesht nuk pashë një zgjidhje. Ulesha natën dhe nuk e kuptoja se si mund të përfundonte e gjitha kjo, “i tha Dukesha Winfrey.
Përfundimisht, u bë mjaft dërrmuese e gjithë situate dhe ajo vendosi t’I tregonte dhe Princit Harry.” kisha turp ta thosha në atë kohë dhe ndihesha e turpëruar që duhet ta pranoja tek Harry veçanërisht sepse unë e di se sa humbje ka pësuar ai, por e dija që nëse nuk do ta thoja, do ta bëja. Unë thjesht nuk doja të isha gjall. Ky ishte një mendim shumë i qartë dhe real dhe i frikshëm dhe i vazhdueshëm. ”
Më pas Winfrey për ta sqaruar me tej e pyet: “Kishe mendime për të kryer vetëvrasje?”
“Po”, u përgjigj Markle.
Më pas nga ky rrëfim i trishtë dhe shqetësues por që tashmë I është lënë të kaluarës pasi të dy Meghan dhe Harry tregojnë se kanë gjetur lumturinë ata kanë treguar dhe gjininë e fëmijës që janë duke pritur.
“Të kesh 1 fëmijë ose dy është mahnitëse. Por të kesh një djalë dhe më pas një vajzë, çfarë mund të kërkojmë më shumë? ” Princi Harry i tha Oprah-ut.
Vajza e tyre do të lindë diku nga vera.
Një rrëfim tjetër gjatë intervistës ishte dhe rreth një lajmi që qarkulloi kohë më parë. U tha se Meghan kishte bërë të qante Kate me sjelljen e saj jo dashamirëse por mesa duket ka ndodhur e kundërta. Meghan ka treguar këtë ngjarje:
“Unë nuk e kuptoja se çfarë ishte puna. Çfarë do të thotë të jesh një njeri mbretëror që punon. Unë jam rritur në Los Angeles ku shikon njerëz të famshëm gjatë gjithë kohës. Royals, nuk është e njëjta gjë. Është një lojë krejtësisht e ndryshme. Unë nuk e kam bërë Kate të qaj, e kundërta ka ndodhur. Ajo më ka bërë mua të qaj. Dhe nuk e them këtë që të jem përçmuese. Ka ndodhur pak ditë para dasmës sime për fustanet e shoqërueseve të nuses. Kate ishte mërzitur për diçka dhe u nxeh. Pastaj e kuptoi gabimin dhe kërkoi falje. Më bleu dhe lule”, ka thënë Meghan.